Ngjarja në Torovicë/ Ja pse nuk kishte tabela sinjalizuese për rrëshqitje

shkemb
Ngjarja në Torovicë/ Ja pse nuk kishte tabela sinjalizuese për rrëshqitje

Një tjetër fakt shqetësues del në dritë rreth ngjarjes së Torovicës ku humbën jetën dy vëllezër dhe bashkëshortja shtatzënë e njërit prej tyre kur një masiv shkëmbor ra mbi makinën me të cilën po udhëtonin.

Firma e cila përgjigjet për mirëmbajtjen e këtij segmenti rrugor mban emrin“Sterkaj”. Kjo kompani ka dhe lidhje të afërt me drejtuesin rajonal të Autoritetit Rrugor për Veriun Shkëlqim Sterkaj.

Duket një konflikt i pastër interesi fakti që drejtori lokal i rrugëve është në njëlidhje familjare me firmën e mirëmbajtjes. Kjo e shpjegon ndoshta edhe faktin se përse në atë zonë ku duhet të kishte tabelë sinjalizuese për rrëshqitjet, ato u vendosën vetëm pas aksidentit fatal./CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Artikull i Rekomanduar:
harasani
Ish deputeti socialist zbulon lajmin e mirë për Bandat e Vlorës

Close