Nis dhe përfundon seanca parlamentare / Ruçi kundër PD-së për ‘burgosjen’ e fjalës së lirë

Gramoz ruci 2
Nis dhe përfundon seanca parlamentare / Ruçi kundër PD-së për ‘burgosjen’ e fjalës së lirë

Ndërsa zhvillimet në seancën e sotme parlamentare shkuan në të njëjtat shina, me atë të një jave më parë, ku, në ndryshim nga e enjtja e kaluar, ku foltorja e Kuvendit u bllokua nga Basha, këtë herë po e njëjta gjë ndodhi, por bllokues ishte Flamur Noka, i futur në “valle” pas fyerjes së Ramës drejtuar ish-kryeministrit Berisha.

Pas bllokimit të foltores së Kuvendit nga deputeti demokrat Flamur Noka, i cili u përjashtua nga seanca e ditës së sotme prej kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili pezulloi dhe seancën, kjo e fundit ka rinisur në orën 17.00.

Në riçelje të saj, përkundë pretendimit të opozitës, Ruçi ka saktësuar se nuk i është mohuar e drejta e fjalës Partisë Demokrati, përkundrazi ka patur 4 orë më shumë se maxhoranca, përkatësisht PS-ja 13 orë dhe PD-ja 17 orë.

Ai u shpreh se pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit, u vendos përjashtimi i deputetit të PD-së, Flamur Noka, ndërkohë pasi u shqyrtua kërkesa e opozitës për përjashtimin e Kryeministrit nga seanca pas fyerjes ndaj Berishës, Ruçi tha se kjo nuk është marrë parasysh. /CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Artikull i Rekomanduar:
vlcsnap-error211_4
Masakra e Lushnjës / Si u sulmua grupi i nipit të Aldo Bares, cili ishte qëllimi i autorëve

Close