Përjashtimi i Flamur Nokës / Kuvendi rifillon nesër punimet

kuvendi
Përjashtimi i Flamur Nokës / Kuvendi rifillon nesër punimet

Përplasjet në Kuvend mes opozitës, kreut të Kuvendit dhe kryeministrit Edi Rama, ka bërë që seanca parlamentare e vendosur të mbahet në orën 17:00 të shtyhet për ditën e nesërme.

Ka qenë mosbindja e deputeti të PD-së Flamur Noka, për të lënë sallën e Kuvendit, ajo që ka bërë që kryetari Gramos Ruçi, në zbatim të rregullores të mbyllë seancën dhe të kërkojë zhvillimin e saj ditën e nesërme.

Flamur Noka edhe pse u përjashtua nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, ai nuk pranoi të lërë sallën, pasi sipas tij ai që duhet të linte sallën ishte kryeministri Rama. Deputeti demokrat tha se fyerja e këtij të fundit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, “Ah ti ke rrjedhur!”, ishte arsyeja e debatit dhe reagimit të Nokës.

Ky i fundit kishte kërkuar fjalën për procedurë, por Ruçi nuk e pa të arsyeshme që t’ia jepte fjalën, gjë së solli pezullimin e seancës dhe mbajtjen e saj në 17:00. Por sërish u shty seanca si shkak i mosbindjes së tij për të lënë sallën. Pritet mbledhja e byrosë e cila do të vendosë për përjashtimin ose jo të Nokës dhe Ramës, nga seanca e nesërme. /CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Artikull i Rekomanduar:
download 1
ZGJIDHJA/ Shteti i timonierit ka ikur për lesh

Close