Petrit Vasili e quan Edi Ramën “armik publik”

vasili-lsi-petrit
Petrit Vasili e quan Edi Ramën “armik publik”

Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka hedhur akuza kundrejt kryeministrit Rama. Pas vendosjes së TVSH-së për biznesin e vogël, si përherë Vasili e ka etiketuar atë si mik i oligarkëve dhe armik i bizneseve të mbijetesës.

Kjo deklaratë ka ardhur fill pas shqyrtimit të situatës, në vitin 2015 dhe sot, ku sipas tij biznesit të vogël po i jepet një goditje e fortë duke e shëndërruar atë në një armik publik.

“Rezultatin e parë të këtij operacioni jua dedikojmë juve. Nuk është se e kemi mirë arkën e shtetit, për të pasur mundësira të mëdha, por besoj se këto para duhet të shkojnë tek ju, tek të gjithë ata që vetëpunësohen”, kështu ka deklaruar në 2015 ka theksuar Vasili.

Ndërsa krejt e kundërta paraqitet në 2017 ka thënë ai. “Ne duam që TVSH të mos përfundojë në xhepat e një grushti të pasurish. Mosdhënia dhe mosmarrja e faturës së TVSH-së është arsyeja pse i bëmë pjesë të skemës. Rezulton se ka disa biznese që deklarohen si të vegjël e qahen si të vegjël, por që nuk janë të tillë”.

Petrit Vasili e ka krahasuar këtë situatë me Europën e cila i jep një mbështetje të veçantë kësaj klase biznesesh, ndërkohë që krejt e kundërta ndodh në vendin tonë.

“Pavarësisht se gjithë europa ka fasha përjashtuese për TVSH-në për biznese të vogla, shkollëpaku në emër të oligarkisë e bëri sërish Shqipërinë fanar ndriçues në Europë për diskriminimin e biznesit të vogël”, ka thënë ish-kryetari I Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili. /CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Artikull i Rekomanduar:
UNESKO KOSOVA
SHBA tërhiqet nga UNESCO, thotë se është anti-izraelite

Close