Plani i FMN/ Si do të llogaritet taksa për shtëpitë dhe pronat

FMN
Plani i FMN/ Si do të llogaritet taksa për shtëpitë dhe pronat

Pas datës 1 Janar 2018, taksa e pronës nuk do të jetë më fikse, por do të llogaritet mbi vlerën që një shtëpi apo pronë ka.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rekomanduar formulën dhe shembujt për ta konkretizuar për qytetarët.

Sipas FMN, për një apartament në Tiranë me sipërfaqe 65m2 do të paguhet 6842 lekë taksë në vit apo 49 euro, ose 2.6% e të ardhuraveb minimale vjetore.

Sipas shembullit për apartamentin me sipërfaqe 65 m2 me çmim 88.200 lekë/m2, vlera e apartamentit llogaritet 5.773.000 lekë. Në formulën e llogaritjes së taksës përfshihet edhe trualli mbi të cilin është ndërtuar apartamenti. Për këtë pallat 10-katësh, ku banojnë 40 familje, llogaritet që sipërfaqja mbi të cilën është ndërtuar është 325 m2 me çmim 32.593 lekë m2. Në total vlera e truallit është 264.818 për familje.

Në total vlera e shtëpisë me sipërfaqe 65 metra katrorë, përfshirë edhe truallin, llogaritet 5.9 milionë lekë, ndërsa taksa që do të paguhet në vit do të jetë 49 euro. Ndërsa për një vilë me sipërfaqe 130 metra katrorë e ndërtuar mbi një truall prej 500 metrash katrorë llogaritet që taksa vjetore e pronës të jetë 31.671 lekë apo 226 euro në vit, ose 7.3 për qind e të ardhurave minimale vjetore.

Taksa është llogaritur mbi vlerën e çmimit të tregut, që për rastin konkret merret çmimi 88.200 lekë/m2. Për sipërfaqen e vilës vlera llogaritet 11.466.000 lekë, ndërsa vlera e truallit e llogaritur me çmim 32.593 lekë është 16.296.500 lekë. Në total, çmimi i vilës llogaritet 27.762.500 lekë, ndërsa taksa që do të paguhet do të jetë 226 euro në vit./ CityNews

  1. Eshte nje plan I vlefshen duhet perkrahur por natyrisht duhet ndihmuar njerzit ne nevoje

    Reply
  2. Besoj se gjerat jane me mire nese jemi ne kosulence me FMN por dhe politikat e financave kaen qene eficente

    Reply

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Artikull i Rekomanduar:
petrit vasili
Akuzat e Vasilit/Edi Ramës i kutërbojnë poturet nga kanabisi

Close