Policia zbulon drogën në shtëpi, arreston 50 vjeçarin

Capture
Policia zbulon drogën në shtëpi, arreston 50 vjeçarin

Policia e Tepelenës ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit M.M, vjeç  50, në fshatin Kurtëz, Memaliaj.

Sipas komunikatës  raportohet se sasia e drogës është zbuluar gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit ku u gjetën disa pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit “Cannabis Sattiva”.

Sasia e sekuestruar llogaritet në 64 kilogram. Ndërkohë policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme. /CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Artikull i Rekomanduar:
hakmarrja nder fshati
Fshati ku hakmarrja konsiderohet nder/ Mësoheni kush është (Video)

Close