Presidenti Meta takon në Kosovë ministrin e Jashtëm finlandez

meta ne kosove
Presidenti Meta takon në Kosovë ministrin e Jashtëm finlandez

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, presidenti i vendit, Ilir Meta, krahas takimeve me homologun e tij, Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Hajradinaj, kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli, është takuar dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, z. Timo Soini, i cili ndodhej për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Të këtë takim Meta ka shprehur vlersimin për shtetin e Finlandës që ruan vëmendjen ndaj rajonit tonë, duke theksuar rëndësinë e Bashkimit Europian për Kosovën.

Presidenti tha se BE duhet të përcaktojë një perspektivë të qartë evropiane për Kosovën, pasi ky proces mbetet një motor i fuqishëm për sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të këtij vendi, por edhe të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Takimi i tyre u mbyll me urimin e zotit Meta për 100-vjetorin e pavarësisë së Finlandës duke pohuar rëndësinë për zgjerimin e mardhënieve midis dy vendeve sidomos në fushën e ekonomisë dhe turizmit. /CityNews

 

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Artikull i Rekomanduar:
stop
Denocimi  në STOP/ Pezullohen mjekët që bën tregti me KEMP-in

Close