Presidentit Meta në Kosovë/ Vlerson Listën Serbe

Presidentit Meta në Kosovë/ Vlerson Listën Serbe

Në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është takuar me krerët e partive kryesore në Kosovë.

Ai zhvilloi takime me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, me Kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa si dhe me Përfaqësuesin e Listës Serbe, Slavko Simiç.

Gjatë këtyre takimeve të kryera u theksua nga Meta rëndësia që mbart bashkëpunimi dhe dialogu konstruktiv i të gjitha forcave politike në Kosovë për ardhmërinë dhe perspektivën integruese të vendit në Bashkimin Europian.

Presidenti Meta shprehu gjithashtu vlersimin për kontributin e Listës Serbe për ndihmesën e dhënë në rrugën e integrimit evropian të shtetit të Kosovës. /CityNews

 

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Portieri i Interit tregohet objektiv / Ja kush është portieri më premtues në Itali sipas tij

Close