Rama “i jep” Berishës ministrinë e Bujqësisë

Rama “i jep” Berishës ministrinë e Bujqësisë

Në kohën kur Niko Peleshi ka qënë kryetar i Bashkisë së Korcës, ai ka pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Kjo u tregua me fakte, pasi në atë kohë, në Korçë lulëzuan investimet.

Berisha dhe Peleshi kanë qenë miq dhe qeveria e e atëhershme ka investuar dhe financuar shume projekte në Korcë.

Qarku i Korcës pati investime rreth 300 milion euro ne 8 vite dhe investime thelbësore dhe madhore, për kanalizimet dhe impiantin e pastrimit të ujrave në Korcë, kalldrëmet e këtij qytetit, rrugën nacionale Korcë – Pogradec, unazën e Korcës, hyrjen e Korcës, rehabilitimin e dhjetra e dhjetra blloqe pallatesh që të gjitha me fondet e qeverisë.

CityNews sjell foto të ish-kryeministrit Sali Berisha me Niko Peleshin, në kohën kur ky i fundit ishte kreu i Bashkisë së Korçës. Niko Peleshi, dikur ka qënë një nga mbështetësit e PD dhe pretendent për kandidat i kësaj force.

Ndërsa sot në media flitet për një tjetër, ish-mbështetës të Sali Berishës, të cilin Rama e bëri zv.ministër të Bujqësisë.

Dhimo Kote, i cili në media flitet për është arkitekti i plantacioneve të mandarinave, dikur ishte përkrahës i Sali Berishës, ndërsa sot është zv.ministër Bujqësie i Ramës.

Pra, kryeministri Rama “i jep” ministrinë e Bujqësisë, ish-kryeministrit Sali Berisha. Në fillim Niko Peleshin, ndërsa tani Dhimo Koten./ CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
VIDEO LIVE: Erdhi dita e shumëpritur / Bayern prezanton trajnerin legjendar

Close