Rama i sinqertë: LSI-në e kemi motër

rama-kryemadhi
Rama i sinqertë: LSI-në e kemi motër

Kryeministri Edi Rama, në daljen e parë për gazetarët pas shtyrjes së punimeve të seancës parlamentare për ditën e nesërme, si shkak i mosbindejes së deputetit demokrat Flamur Noka, për të lënë sallën pasi u përjashtua nga kryesuesi i seancës, Gramoz Ruçi, është shprehur se nuk do të lejojmë shkeljen e rregullores.

Ai tha se ndonëse LSI-në që sot është në opozitë e kemi motër, sërish nuk do të lejohet shkelja e rregullores së Kuvendit, ashtu siç ndodhte kur drjetohej nga Ilir Meta,

Sipas Ramës, kjo qeveri ka bërë atë që asnjë qeveri tjetër nuk e ka pranuar, që sa herë që të flasë kreu i qeverisë dhe për sa minuta të flasë, aq herë do të flasë dhe me të njëjtën kohë, edhe kreu i opozitës.

“Do apo nuk do PD dhe LSI Parlamenti do ecë me rregulla. Nuk lejojmë të kthehet parlamenti në mejhane që çdokush e merr fjalën do kur do. Nuk mund të shkelet rregullroja në emër të lirisë.”, – tha Rama teksa shtoi se opozita po kalon në absurditet “Kërkon diskutim, por bllokon foltoren, është opozitë pa kokë, pa skuadër pa përgjegjësi”.

“Ajo që po bën opozita për të ardhur keq, është në çoroditje totale, mungesë totale vullneti për të përballuar këtë mandat në opozitë.”, – theksoi Rama. /CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Artikull i Rekomanduar:
kuvendi
Përjashtimi i Flamur Nokës / Kuvendi rifillon nesër punimet

Close