SHBA tërhiqet nga UNESCO, thotë se është anti-izraelite

SHBA tërhiqet nga UNESCO, thotë se është anti-izraelite

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tërhequr nga Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), pas kritikave të vazhdueshme që zyrtarët e lartë amerikanë i kanë bërë rezolutave të kësaj agjencie, të cilën Uashingtoni e sheh si anti-izraelite, zyrtarë amerikanë kanë thënë për “Associated Press”.

SHBA-ja e ndali financimin e UNESCO-s pasi kjo e fundit votoi për ta pranuar Palestinën si anëtare të saj në vitin 2011, por Departamenti i Shtetit e ka mbajtur një Zyre të UNESCO-s në zyrat e veta qendrore në Paris dhe ka kërkuar ta japë mendimin e vet rreth politikave por prapa skenës.

Largimi është konfirmuar sot nga zyrtarët amerikanë, të cilët kanë folur në kushte anonimiteti për shkak se nuk kanë qenë të autorizuar për të folur publikisht për këtë vendim.

Largimi i SHBA-së vjen në momentin kur UNESCO po voton për ta zgjedhur drejtorin e ri.

Zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë ambasadoren e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, e kanë denoncuar vazhdimisht UNESCO-n.

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Rama i sinqertë: LSI-në e kemi motër

Close