Sherr në parlament/ Ruçi nuk i jep fjalën dhe përjashton Flamur Nokën

Sherr në parlament/ Ruçi nuk i jep fjalën dhe përjashton Flamur Nokën

Deputeti i PD, Flamur Noka ka kërkuar fjalën në parlament, por kjo nuk është pranuar nga kryeparlamentari Ruçi, i cili i dha fjalën Shezai Rrokajt.

Pasi deputeti demokrat nuk ka pranuar të ulet në vendin e tij, kryeparlamentari Ruçi e ka përjashtuar Flamur Nokën nga seanca parlamentare.

Më pas Ruçi ka kërkuar ndërprerjen e seancës deri në largimin e deputetit Noka./ CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Atentati në Lushnje/ Policia identifikon autorët

Close