ZGJIDHJA/ Shteti i timonierit ka ikur për lesh

download 1
ZGJIDHJA/ Shteti i timonierit ka ikur për lesh

ZGJIDHJA u shpreh sot se mafia e kanabisit kontrollon gjithë territorin, ndërsa kriminelët lajnë hesapet rrugëve. Duke iu referuar ngjarjeve të fundit kriminale, veçanërisht masakrës në Lushnje, partia e drejtuar nga Koço Kokëdhima, deklaroi se kishte paralajmëruar 100 herë se vendi do të përgjakej dhe krimi do të lulëzonte dhe kontrollonte gjithçka nëse nuk do të zbatohej plani i saj për legalizimin e marijuanës, ndërsa Rama dhe Tahiri e bënë për vete kartelin e drogës dhe mbollën krimin dhe mafien.

Postimi në Facebook

Shteti i timonierit ka ikur për lesh

Sot mafia e kanabisit kontrollon gjithë territorin. Kriminelët lajnë hesapet rrugëve! ZGJIDHJA paralajmëroi 100 herë se vendi do të përgjaket dhe krimi do të lulëzojë dhe kontrollojë gjithçka nëse nuk do të zbatohej plani i saj për legalizimin e marijuanës. Por Rama e Tahiri, në vend të ekonomisë ligjore të kanabisit për shtetin dhe për njerëzit, bënë kartelin e drogës për vete dhe i vunë popullit tonë në qafë krimin dhe mafien!

#ZgjidhjaPërQytetarët /CityNews

 

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Artikull i Rekomanduar:
Capture
Policia zbulon drogën në shtëpi, arreston 50 vjeçarin

Close