A do ta votojë LSI Buxhetin 2018?/ Ja ç’thotë Kryemadhi

A do ta votojë LSI Buxhetin 2018?/ Ja ç’thotë Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një takim me ekspertët e bujqësisë, ka sulmuar qeverinë Rama për Buxhetin e vitit 2018.

Kryemadhi deklaroi para ekspertëve se nuk mund të votohet Buxheti i vitit 2018, pasi ndonëse është në vlera të ulëta, është i përqendruar në sektorë të gabuara. Më tej ajo u shpreh se prodhimet vendase nuk mund të konkurrojnë me asnjë vend, pasi sipas saj Rama ka caktuar për bujqësinë buxhetin më të ulët sesa të gjitha vendet e rajonit.

“Si mund të konkurrojmë ne me Maqedoninë si vend fqinj, kur importet po na mbysin”, – deklaroi Kryemadhi.

Nga ana e tij ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, u shpreh se, “Fondet për bujqësinë nuk janë vetëm për këtë fushë por edhe për zhvillimin rural, i cili ndodhet në një gjendje të mjerueshme”. /CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Rasti i Kryetarit të KQZ me PS-në është sinjal alarmi për demokracinë

Close