Arrestohet i shumëkërkuari nga Italia

Arrestohet i shumëkërkuari nga Italia

Një person i cili ishte shpallur në kërkim nga Italia, për trafik droge është ndaluar nga Policia e Durrësit.

Policia e qyteti bregdetar bën të ditur se është bërë i mundur ndalimi i 57-vjeçarit Eduart Daiu nga fshati Rrushkull me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Gjykata e Apelit në Milano, Itali, me Vendimin Nr .1131/09 REG.SENT-5571/08 REG.GEN datë 23.03.2009 e ka dënuar me 16 vite burg për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” parashikuar në nenet 110 të Kodit Penal Italian dhe nenet 73,74 dhe 80 të Dekretit Nr. 309-1990.

Mësohet se 57-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 6 vjet ,10 muaj e 29 ditë burgim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme./ CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Rama sulmon sërish LSI/ Miliarda investime, asnjë rrugë me standarte

Close