Buxheti i shtetit 2018 harron arsimin

Buxheti i shtetit 2018 harron arsimin

Koalicioni për Arsimin në Shqipëri, nëpërmjet një deklarate publike ka reaguar në lidhje me pr.buxhetin e qeverisë për vititn 2018.

Koalicioni për Arsimin në Shqipëri shprehet se buxheti që Qeveria Shqiptare ka alokuar për arsimimin e fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri është i ulët dhe i pamjaftueshëm.

Reagimi i plotë:

Koalicioni për Arsimin në Shqipëri, nëpërmjet kësaj deklarate publike kërkon të shprehë shqetësimin e tij rreth buxhetit të ulët e të pamjaftueshëm që Qeveria Shqiptare ka alokuar për arsimimin e fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri.

Referuar treguesve të programeve buxhetorë të Buxhetit të Shtetit për vitin 2018, vetëm 2.3% e PBB i shkon arsimit Arsimit, Sportit dhe Rinisë, shifër kjo ndër më të ulëtat, në krahasim me 4.6% e vendeve të Evropës Lindore dhe 5.4 % e PBB e shpenzimeve të vendeve të Bashkimit Europian si dhe larg standartit ndërkombëtar për të alokuar 6% të PBB për Arsimin.

Sipas disa përllogaritjeve të përafërta që ACE ka kryer për të llogaritur diferencën në Buxhetin e Shtetit ndërmjet shifrës sesa duhet të jetë buxheti për arsimin për vitin 2018 dhe sa është në të vërtetë, do të shohim se në Buxhetin e vitit të ardhshëm “mungojnë” 440. 000.000.000 lek të nevojshme për të siguruar arsim publik, cilësor dhe gjithëpërfshirës për çdo fëmijë dhe të ri në mbarë Shqipërinë.

Niveli i pamjaftueshëm i Buxhetit që Qeveria Shqipëtare do të alokojë për arsimin vitin e ardhshëm, nuk arrin t’ju garantojnë 100 mijë fëmijëve të varfër në mbarë vendin mundësinë që të ndjekin rregullisht shkollën, të marrin një vakt ushqimor falas në shkollë, duke i kthyer ata në viktimat e para të buxhetit të pamjaftueshëm, të cilët do ta braktisin atë, duke e rritur konsiderueshëm mundësinë e tyre për t’u bërë pre e paditurisë, abuzimit, dhunës dhe shfrytëzimit.

Ky buxhet, ndër të tjera:

  • rrezikon të mos përmbushë objektivat e miratuara të Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar në Shqipëri;
  • cënon funksionimin me kapacitet të plotë të Komisioneve Multidisiplinare me bazë DAR për vlerësimin e nevojave arsimore të fëmijëve me aftësi të kufizuara;
  • do të vazhdojë të lerë jashtë dyerve të shkollës dhe pa asnjë mundësi integrimi duke detyruar 64% të fëmijëve me aftësi të kufizuar;
  • nuk garanton sigurimin e teksteve falas për të gjithë nxënësit e klasave 6-9, pjesë e arsimit të detyrueshëm publik;
  • nuk mbulon në masën 100% kostot e transportit për nxënësit dhe mësuesit;
  • cënon rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mbështetjes psiko-sociale për fëmijët dhe të rinjtë në shkollat e arsimit publik;

ACE mendon se Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë kane ende kohë që ta marrin të gjitha masat që buxheti i vitit 2018 të mos i harrojë fëmijët! Me anë të këtij reagimi publik ne i bëjmë thirrje të gjithë deputetëve: RRISNI BUXHETIN PËR ARSIMIN ME 6% TË PPB në Shqipëri!

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
2.5 milion euro për të zëvëndësuar palmat e thara me pisha/ Kryeministri vjedh shqiptarët

Close