French Montana “sulmohet” gjatë performances në EMA

French Montana “sulmohet” gjatë performances në EMA

Performanca French Montana në MTV EMA u ndërpre nga një person i cili u hodh në skenë.

33-vjeçari po performonte me shumë energji në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në SSE Arena të Londrës të dielën në mbrëmje, kur një burrë që mbante një flamuri papritmas doli në skenë.

Pasi pushtuesi i skenës u kap nga siguria, ai u shoqërua jashtë skenës. Megjithatë French dhe Swae Lee dukeshin të pandikuar nga ky incident.

Sulmuesi u zbulua më vonë se ishte një anëtar i Trollstation, i cili pretendonte se shakaja ishte pjesë e një përpjekje për të mbledhur para për Fëmijët në Nevojë nëpërmjet aplikacioni mybusks.

French, i cili dikur ka qenë në një lidhje me Khloe Kardashian, u rikthye në skenë për të mbyllur shfaqjen me një performancë pa incidente krahas Charli XCX dhe David Guetta./CityNews

 

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Khloe Kardashian mashtrohet nga i dashuri ditën e ditëlindjes

Close