Furtunë në “Top channel”/ Pas Ballës, largohet një tjetër person i rëndësishëm

Furtunë në “Top channel”/ Pas Ballës, largohet një tjetër person i rëndësishëm

Pas shkarkimit të Drejtorit të Informacionit Sokol Balla, një tjetër personazh i rëndësishëm në televizionin “Top Channel” është larguar nga detyra.

Bëhet fjalë për producentin ekzekutiv të lajmeve, Enkelejd Llanaj, i cili ka punuar si gazetar në këtë televizion që nga dita e parë e transmetimit.

Largimi i Enkelejd Llanajt, vjen pas shkarkimit të Sokol Ballës nga posti që mbante, vendim i cili erdhi pas përplasjes me drejtoreshën e “Top Medias”, Vjollca Hoxha, për shkak se kjo e fundit i ka kërkuar Ballës të sulmojë hapur kryeministrin dhe qeverinë, por ai nuk ka pranuar.

Enkelejd Llanaj u raportua nga CityNews.al rreth 2 muaj më parë se është larguar nga “Top Channel”, ndërsa sot u publikua edhe nga media të tjera. /CityNews

Top Channel në rënie të lirë/ Çfarë po ndodh me televizionin e njohur?

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Emisioni investigativ italian i përgjigjet me deklaratë zyrtare kryeministrit Rama (video)

Close