Gazetari Hoxha: Opozita ka në dorë disa dosje/ Ja kush ia ka dhënë

Gazetari Hoxha: Opozita ka në dorë disa dosje/ Ja kush ia ka dhënë

Gazetari Poli Hoxha, ishte i ftuar në studion e lajmeve të “SYRI.net”, ku komentoi zhvillimet e fundit politike në vend.

Teksa u ndal tek çështja Tahiri, Hoxha u shpreh se ndërkombëtarët kanë bërë partnere opozitën, dhe siç ka ndodhur edhe më parë, si duket po ia jep asaj dosje të ndryshme denoncuese.

Këtë ai e ka argumentuar me faktin se çështja Tahiri u publikua fillimisht nga kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Ai tha: “është një taktikë e njohur nga ndërkombëtarë kur duan të hapin një çështje në një shtet, ia japin dokumentet ose informacionet opozitës, ose ia kalojnë medias”, ndërsa shtoi se “aktualisht opozita është e vetmja që mund t’i bëjë publike këto dosje”. /CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Ish-ministri i Ramës: Detyra e Kryeministrit dhunimi i sistemit legal

Close