Kryeministri jep një tjetër ultimatum për kompanitë private

Kryeministri jep një tjetër ultimatum për kompanitë private

Gjatë takimit të sotëm me përfaqësues të sistemit bankar, kryeministri Rama ka dhënë një tjetër ultimatum për kompanitë private.

“Nga janari i vitit 2018 do të marrë fund ajo që kompanitë në banka shfaqin tjeter bilanc dhe në shtet tjetër. Tatimet nuk do të njohin asnjë bilanc tjetër përvec bilnacit të bankave. Sot kemi 800 kompanitë më të mëdha të vendit, të cilat deklarojnë se 42% e e punonjësve paguhen nën 300 mijë lek të vjetra, kemi të bëjmë me një shamngje të detyrimeve ndaj punonjësve duke ju dhënë gjysmën e rrogës në dorë dhe gjysmën nën dorë duke ju kompromentuar të ardhmen e tyre, pesnionin si dhe duke i shkatuar dëm arkës së shtetit dhe shoqërisë”- u shpreh kryeministri Rama.

Kujtojmë këtu se edhe një ditë më parë kryeministri paralajmëroi kompanitë e mëdha që deklarojne paga për punonjësit e tyre nën 300 mijë leke të vjetra./ CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Buxheti 2018, pastrim i parave të krimit/ Rama i kundërpërgjigjet Bashës

Close