Kryeministri publikon uzinën e Ferrokromit/ Akuzojnë qytetarët: Hedhim valle në gojë të ujkut

Kryeministri publikon uzinën e Ferrokromit/ Akuzojnë qytetarët: Hedhim valle në gojë të ujkut

Kryeministri Edi Rama ka uruar ndjekësit e tij në rrjetet sociale për një ditë të mbarë me disa pamje që sipas tij pasqyrojnë transformimin e shumëpritur industrial të standardeve ndërkombëtare. Rama thotë se ky transformim do të krijojë kushte pune.

MIRËMËNGJES dhe me këtë transformim të shumëpritur industrial të standardeve ndërkombëtare, që krijon kapacitet përpunues brenda vendit të kromit, punësim real e zhvillim të qëndrueshëm të sektorit (përkundër çerekshekulli shitje për një “copë buke” të materialit të papërpunuar në tregjet e huaja), ju uroj një ditë të mbarë”– shkruan Rama.

Por këtij postimi i janë përgjigjur me akuza dhe ironi qytetarët, të cilët nuk besojnë në punët e qeverisë.

Njëri nga komentuesit shkruan “U zhduk fukaralleku.Ne jetojme te lumtur ne Shqiperine tone Socialiste hedhim valle ne goj te ujkut”.

Ndërsa një tjetër qytetar shprehet “Shume transformime po beni zoti kryeminister, fabrikat dhe uzinat qe qene te popullit i privatizuat dhe u bene individuale hallall ju qofte trasformime rrenjesore!!!”

Gjithashtu një tjetër qytetar e akuzon kryeministrin se sipas tij kriminelët i mbron, biznesit të vogël i vë taksë, ndërsa fëmijët shqiptarë coëtohen ti shesin pak krom kësaj kompanie. Ja si shprehet qytetari “Mirmengjes edhe juve qe po i vini taksen 20% biznesit te vogel, qe kriminlet po i mbani ne gjirin tuaj dhe femijet shqipetare po coptohen ti shesin pak krom kesaj kompanie. Mirmengjes per ju por jo per ata qe zgjohen ne mengjes me mendjen per te ikur dhe flene perseri me ato mendime per fat te keq! Njs un shpresoj te mos me fuse njeri ne burg per pusin qe e kam hapur ne shtepine time se skam ndermend te paguaj asnje lloj takse pusi kur shteti sme siguron uj te pijshem!
Ps: ruani ministrin e jashtem se mos na ben ndonje te pabere andej me grekun se ketyre politikaneve su besohet hic!”

  1. Cdo mengjes po na “gezon” me ndonje foto ose ose vidio te bukur. Sikur te ishim femine qe prindi i surprizon me lodrat qe u blen. Do ishe i vertete po te na prsh me pamjet e gazetares italiane qe te nxorri bllof me te vertete e femijeve te Bulqizes. Nuk pate kurajo ti pergjigjesh. Ajo beri ate qe nuk guxojne ta bejne gazetarucet shqiptare. Thjeshte je nje mashtrues ordiner. Pa nder e i paturp. I pashkolle e i pabese.

    Reply

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Zbardhen detajet nga biseda/ Beqiraj: Si më bindi Meta të jap dorëheqjen

Close