Ronaldo kërkon largimin / S’ka rinovim, Perez mendon pasuesin

Ronaldo kërkon largimin / S’ka rinovim, Perez mendon pasuesin

Yjet Leo Messi dhe Cristiano përbëjnë gjithnjë lajm, sidomos në aspektin e merkatos, sepse sidomos në rastet kur vonojnë rinovimin nisin menjëherë spekulimet mbi të ardhmen e tyre.

Tani e ka radhën Ronaldo të përfundojë në qendër të vëmendjes, sepse emisioni radiofonik ‘El Chiringuito’ në Spanjë ka dalë me një lajm të bujshëm sot: Ronaldo kërkon largimin!

Sipas ‘El Chiringuito’, Ronaldo ka refuzuar ofertën e rinovimit dhe i ka kërkuar nxjerrjen në shitje Florentino Perezit, por ky i fundit nuk ka ndërmend ta lëshojë as verën e ardhshme.

Gjithsesi, duket më shumë një lojë mediatike me provokime në distancë, sepse Ronaldo kërkon kontratë të rëndësishme, ndërsa Reali po teston tregun, sepse e di mirë që tani e tutje vlera e Ronaldos në treg do të ulet në mënyrë drastike, duke parë moshën e tij, 33 vjeç verën e ardhshme.

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Basha: Projekti “1 miliard Euro” duhet të ndalet tani

Close