Sihariq: Presidenti i Kenias Uhuru Kenyatta fiton zgjedhjet me 98 % të votave

Sihariq: Presidenti i Kenias Uhuru Kenyatta fiton zgjedhjet me 98 % të votave

Nga Gjergj THANASI

Presidenti i Kenias Uhuru Kenyatta njoftoi mbështetësit e vet se kishte fituar zgjedhjet për një mandat të dytë presidencial duke marrë 98% të votave. Një fitore e tillë spektakolare duhet t’u shërbejë si mësim rilindasve tanë. Një mandat i tretët për kryeministrin Edvin është plotësisht i mundshëm, në kushtet e një opozite të tipit: Bir Selman i nënës kë të qaj më parë. Normalisht kryerilindasi ynë nuk mund të shpresojë t’u marrë shqiptarëve 98,25 % të votave, por vetëm 85-90 % është një shifër plotësisht e arritshme pas një sërë suksesesh të Rilindjes. Ndër këtyo suksese mund të përmendim suksesin e Rilindjes Urbane, arrestimin e hajdutëve të energjisë elektrike apo suksese të tilla ekologjike si gjelbërimi i thuajse gjithë vendit me ndihmë edhe të varietetit vietnamez të “barit”.

Uhuru Kenyatta kishte bërë jashtëzakonisht shumë për Kenian e vet , madje me shumë se Kryeminsitri Edvin për shqiptarët. Sfiduesi i Kenyatta-s nga opozita Raila Odinga nuk ishte as deri te niveli i Eduard Selamitr tonë, sepse e la garën për gjysëm, kur pa dashurinë e madhe të popullit të Kenias për Uhuru Kenyatta-n. Fitorja ishte aq e sigurtë, saqë shumica e banorëve të Kenias nuk e panë të arsyshme të shkonin të votonin, duke arritur një rekord për pjesëmarrje në votime me vetëm 38% e votuesve. l

Në zgjedhjet e vitit 2021 me siguri shembulli Uhuru Kenyatta-s do të jetë frymëzues për kryeminsitrin tonë Edvin për një mandat të tretë me mundësisht nja 85% të votave!/ CityNews

  1. O Thanaso,a e ke lidh koken me peshqir t’lag?Kujdes kur te shohesh endrra,dhe na trego ndonje gje per Merkelin,si u bo kancelare qe kush e vendosi kur po pinte birre ke lokali tek cepi,qe e kishte pas njoni qe ja shiti nje gruaje ne Irlande qe kishte pas punu ne Shik,dhe kishte dashnor njerin qe punonte ne OKB.O Thanas,je shume bole.

    Reply

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Policia kryen 4 operacione/ 9 të arrestuar

Close