Skandali i radhës në futbollin shqiptar / A u trukua ndeshja e kombëtares?

Skandali i radhës në futbollin shqiptar / A u trukua ndeshja e kombëtares?

Shqipëria U-20 sot luajti një ndeshje miqësore me Gjeorgjinë U-20, për të cilën ka dyshime të mëdha për mënyrën se si shkoi loja. “Vip Sport” ka kontaktuar zyrtarët e organizatës “FederBet”, e cila merret prej vitesh me monitorimin e ndeshjeve me luhatje të çuditshme koeficientësh. Edhe pse nuk ka prova, rezulton se takimi i sotëm nuk ishte aspak normal.

“Jemi sinjalizuar se kjo ndeshje ka regjistruar lëvizje anormale të basteve. Në fakt, këto anomali kanë të bëjnë me përfundimin e ndeshjes me tre apo më shumë gola”, – ka qenë përgjigjja e organizatës ndërkombëtare, e cila bashkëpunon edhe me BE-në. Shqipëria sot humbi 3-0 dhe dyshohet se gjatë ndeshjes janë vënë shuma të mëdha për shënimin e tre apo më shumë golave.

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Falsifikonin dokumenta/ Arrestohet Nënprefekti dhe 6 zyrtarët

Close