Skiatori kanadez ndërron jetë gjatë stërvitjes / Ja si ndodhi ngjarja

Skiatori kanadez ndërron jetë gjatë stërvitjes / Ja si ndodhi ngjarja

Skiatori francez David Poisson ka ndërruar jetë paraditen e sotme në pistën e Nakisha (Kanada), teksa ishte duke u stërvitur. 35-vjeçari ishte duke u përgatitur për garat e Kupës së Botës, kur është rrëzuar dhe nga shpejtësia e madhe ka kaluar edhe barrierat mbrojtëse, duke u përplasur me një pemë në anë të pistës. Ky impakt ka qenë fatal për të, pasi ka ndërruar jetë në moment. Në pistën kanadeze ishin duke u stërvitur skiatorët e kombëtares franceze, italiane dhe zvicerane, që kanë mbetur të shokuar nga ky incident i rëndë.

“Ishte gjithçka e kotë, pasi Poisson kishte ndërruar jetë menjëherë pas impaktit dhe nuk u krye transportimi i tij në spital”, thanë punonjësit e pistës. Incidenti ka ndodhur në pjesën e fundit të pistës, gjatë një kthese, ku skiatorët arrijnë shpejtësinë 100km/orë gjatë zbritjes, ndaj dhe impakti ka qenë i fortë.

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
“Arrest me burg” për n/Prefektin e Tiranës, drejtorin e ALUIZNI-t dhe të Hipotekës

Close