Spahiu sulmon Ramën/ Ja si po tenton të pastrojë paratë e pista me Buxhetin 2018

Spahiu sulmon Ramën/ Ja si po tenton të pastrojë paratë e pista me Buxhetin 2018

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, ka vijuar me akuzat dhe sulmet në drejtim të qeverisë Rama 2.

I ftuar në studion e televizionit Report TV, Spahiu u shpreh se qeveria e Edi Ramës, po tenton pastrimin e parave të pista me anë të buxhetit të vitit 2018. Sipas tij paratë e pista po injektohen në ekonomi me anë të rrugëve, porteve apo veprave të tjera.

“Fakti që ka pasur bum të hashashit, fakti që këto para ekzistojnë, mund të injektohen edhe në ekonomi. Unë këtë plan e shoh edhe si paqartësi të qeverisë. Erdhën pa asnjë program, është zgjidhje copy paste e disa ekspertëve të financave pa dhënë asnjë projeksion. Për derisa këto para ekzistojnë mund të injektohen”, – tha Spahiu, ndërsa shtoi se “Investime në ndërtim, në rrugë, ose porte. Transferimi jashtë i këtyre parave është kthyer në stres mesa duket, mbajtja në shtëpi, rrezikon ti humbësh. Prandaj injektohen në ekonomi”. /CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Furtunë në “Top channel”/ Pas Ballës, largohet një tjetër person i rëndësishëm

Close