The Weeknd tani po del me ishin e Justin Bieber

The Weeknd tani po del me ishin e Justin Bieber

Për ata që kanë ndjekur lajmet më të fundit mbi të famshmit, e dinë shumë mire se rikthimi i Justin Bieber dhe Selena Gomez është tema më e nxehtë e momentit.

Të dy artistët janë “kapur mat” duke dalë e duke shpenzuar kohën së bashku e madje dhe duke u mbajtur për duarsh në publik.

Selena sapo ishte ndarë nga The Weeknd para se të shihej në shoqërinë e romancës së saj të vjetër, Justin Bieber.

Megjithatë duhet të themi se The Weeknd nuk është se e ka përjetuar shumë keq ndarjen nga Selena, pasi dhe ai menjëherë është hedhur në krahët e një tjetër bukurosheje brune. Aty ku gjërat bëhen pak të komplikuara është se shoqëruesja e The Weeknd është modelja shumë seksi Yovanna Ventura.

Modelja 21 vjeçare ka patur një histori romantike dhe një lidhje të shkurtër me Bieber, në vitin 2015, pikërisht atëherë kur flitej se mes Bieber dhe Kylie Jenner kishte diçka./CityNews

 

 

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Përplaset me policinë greke/ Plagoset 22-vjeçari

Close