Turqia lëshon 360 urdhërarreste për mbështetësit e Gylenit

Turqia lëshon 360 urdhërarreste për mbështetësit e Gylenit

Turqia nuk ndalon në arrestimin e të ashtuquajturve, përkrahësve të 74 vjeçarit Fetullah Gylen.

Në këtë mënyrë, sërish janë lëshuar 360  urdhërarreste për  mbështetësit e  dyshuar të Gylenit.

Ndërkaq mësohet se po vijon aksioni policor për arrestimin e tyre, të paktën për 333 prej tyre. Këta të fundit thuhet, se kanë shërbyer si ushtarë në shtetin Turk.

Në Turqi, lëvizja Gylen ka miliona ndjekës dhe mendohet se përveç një rrjeti të gjerë shkollash, nën ndikimin e lëvizjes janë gjithashtu edhe banka, shtëpi botuese, biznese, televizione e gazeta. Konfederata Turke e Biznesmenëve dhe Industrialisteve TUSKON, pranohet gjerësisht se është nën ndikimin e Gylen. Shume idhtarë të lëvizjes veprojnë në sistemin gjyqësor dhe në rradhët e aparatit të inteligjencës e atij policor në Turqi.

Megjithese Gylen e përkrahu fillimisht ardhjen e Erdogan në pushtet, marrëdhëniet mes të dyve u tendosën së tepërmi kur në Turqi nisen një sërë procesesh për korrupsion drejtuar disa ministrave të qeverisë Erdogan në 2013 -ën.

Erdogan akuzoi Gylen se po vepron përmes njerëzve të tij në sistemin e drejtësisë dhe polici e shërbime sekrete për të rrëzuar qeverinë. Një fushatë spastrimesh e arrestimesh nisi në rradhët e policisë dhe deklaratat e Erdogan ndaj Gylen janë bërë gjithnjë e më të ashpra. Erdogan madje ka kërkuar edhe ekstradimin e Fetullah Guylen nga SHBA për t’u gjykuar në Turqi. Përkundër deklaratave të Erdoganit, emri i lëvizjes Hizmet nuk figuron në listën e organizatave terroriste të OKB-së.

 

 

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
FOTO/Aktorja juaj e preferuar kapet “mat” duke u puthur me një femër tjetër

Close