UKT me koncesion?/ Ja ç’thotë ish-nëkryetari i Bashkisë

UKT me koncesion?/ Ja ç’thotë ish-nëkryetari i Bashkisë

Pas deklaratës së dhënë nga Enti Rregullator i Ujit për rritjen e çmimit të ujit në Bashkinë e Tiranës, ka ardhur reagimi i ish-nënkryetarit të Bashkisë, Enno Bozdo-s, i cili ka pohuar se humbjet në rrjetin e UKT-së janë mbi 70% dhe vetëm reduktimi i këtyre humbjeve do mjaftonte që çmimi i ujit të mos rritej.

Sipas Bozdos Veliaj gënjen kur thotë se ka përmirësuar menaxhimin e UKT-së, duke pohuar se ekziston mundësia të jepet me koncesion.

“ERRU çuditerisht vendos te rrise cmimin e ujit ne Tirane. Pavaresisht se UKT i ka humbjet ne rrjet mbi 70%. Do te mjaftonte reduktimi i ketyre humbjeve qe cmimi jo vetem te mos rritej, por madje te ulej. ERRU, si rregull, duhet ta detyroje UKT me pare te ule humbjet. Por ERRU i ben fresk politikes se dites, jo qytetareve.

Nqs UKT do kishte nje plan biznesi serioz, cdo banke do ta financonte, pa patur nevoje te rritet aspak cmimi ujit.

P.S. Nderkaq Veliaj ka dy vjet qe mburret se e ka permiresuar ndjeshem menaxhimin e UKT. Por qartazi genjen!

Me sa duket, do ta japin me koncesion. Por me pare po e kthejne ne fitimprurese….sigurisht me leket tona.” /CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Gazetari Hoxha: Opozita ka në dorë disa dosje/ Ja kush ia ka dhënë

Close