Urdhëri sekret i Ramës/ Spastroni administratën nga drejtuesit e LSI !

Urdhëri sekret i Ramës/ Spastroni administratën nga drejtuesit e LSI !

Nëntori është shpallur muaji aksion për çmontimin e administratës publike nga zyrtarët e LSI-së, ish aleates së socialistëve në qeverisjen e shkuar.

Fillimin e aksionit e ka lajmëruar vetë kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një urdhëri të mbajtur sekret, duke zyrtarizuar kështu papajtueshmërinë e hapur me militantët e dyshes familjare që komandon këtë parti Meta-Kryemadhi.

Sikurse kanë deklaruar për CityNews burime tepër konfidenciale nga grupi, urdhërin e mbajtur sekret Rama e ka artikuluar pasditen e djeshme, në formën e një ultimatum, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, ku debatet kanë qenë të ashpra jo vetëm për prezencën ende në detyrë të ushtarëve të Ilir Metës e Monika Kryemadhit, por edhe për shumë çështje të tjera që janë të rendësishme për mbajtjen premtimeve elektorale.

Së bashku me këtë fakt të njejtat burime konfidenciale kanë konfirmuar se, ndërsa ka folur për spastrimin e administratës nga kontigjentet e paafta e të korruptuara të LSI-së Kryeministri  ka shfaqur kritika ndaj ministrave që deri më sot e kanë anashkaluar këtë detyrë, sikurse kanë zvarritur dhe plotësimin e administratës nëpërmjet përzgjedhjes me konkurs të punonjësve të rinj.

Po ashtu Rama ka tërhequr vëmendje edhe përsa i takon marrëdhënieve në mes të deputetëve dhe ministrave, duke u kërkuar këtyre të fundit të dëgjojnë deputetët dhe të pranojnë të gjithë propozimet e tyre për punësime. Nisjen e aksionit për spastrimin e administratës kryeministri, njëherësh dhe kryetari I PS-së,Edi Rama e ka vlerësuar si urgjencë ./ CityNeës

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Arrestohen gjashtë zyrtarë të LSI-së 

Close