Video/ Ja skema e atentatit në qendër të Athinës

Video/ Ja skema e atentatit në qendër të Athinës

Për herë të parë dalin pamjet e para të atentatit që iu bë tre ditë më parë një 32-vjeçari shqiptar dhe shokut të tij grek, mbrëmjen e 11 Nëntorit rreth orës 21:30 në lagjen ‘Pangrati’ në Athinë.

Ka qenë televizioni “Alpha” që ka bërë të mundur ndërtimin e skemës së ngjarjes ndihmuar nga disa kamera sigurie të bizneseve përreth.

Sikurse mund të shihet, disa sekonda pasi kalon makina, dy burra vrapojnë në drejtim të automjetit. Autoritetet greke dyshojnë se ata kanë qenë dy prej katër autorëve që qëlluan me armë. Njëri prej tyre ishte i veshur me xhinse e xhup të zi dhe vraponte në rrugë. Kurse tjetri ishte me pantallona sportive të zeza, xhup dhe kokore.

Shqiptari u qëllua me plumb në kofshë, kurse greku 29-vjeçar është dëmtuar në zonën e barkut. Mjekët thonë se ata nuk janë në rrezik për jetën. Nga dëshmitë që mori Policia e Athinës, kanë qenë edhe dy persona të tjerë që qëlluan ndaj automjetit brenda së cilës ndodheshin dy të plagosurit.

Dyshohet se shqiptari ishte konfliktuar para atentatit pak metra më larg vendit të ngjarjes. /CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Dokumenti/ Kumbaro gënjeu në komisionin për Butrintin

Close