Vjollca Hoxha shkarkon nga detyra Sokol Ballën

Vjollca Hoxha shkarkon nga detyra Sokol Ballën

Televizioni Top Channel, ka shkarkuar nga detyra drejtorin e informacionit Sokol Balla, për të emëruar në vend të tij një tjetër figurë të gazetarisë, Endri Xhafon.

Pas disa largimeve të njëpasnjëshme si duket radha i erdhi edhe Sokol Ballës, i cili është edhe moderatori i emisionit “Top Story”, dhe njëkohësisht mbante edhe postin e drejtorit të informacionit.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj vendimarrje nga pronarja e “Top Channel”, Vjollca Hoxha.

Nga të njëjtat informacione mësohet se Balla do të vijojë të jetë drejtues i emisionit “Top Story”. /CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Skiatori kanadez ndërron jetë gjatë stërvitjes / Ja si ndodhi ngjarja

Close