ZGJIDHJA apel qytetarëve/ Refuzoni çmimin e ujit!

ZGJIDHJA apel qytetarëve/ Refuzoni çmimin e ujit!

Në një postim në rrjetet sociale, kryetari i ZGJIDHJE-s Koço Kokëdhima ka ftuar qytetarët që të refuzojnë çmimin e caktuar nga Enti Rregullator i Sektorit të Furnizimit me Ujë për Bashkinë Tiranë.

“Enti Rregullator i Sektorit të Furnizimit me Ujë miratoi tarifat e reja për Bashkinë Tiranë, sipas të cilave prej 1 janarit 2018 çmimi i ujit për konsumatorët familjarë do të rritet me 44 % dhe shumë më tepër për klientët publikë dhe privatë. Vendimi është publikuar gati një javë më parë në faqen e Entit Rregullator të Sektorit për Furnizim me Ujë, por mediat e publikuan sot.”

Më tej ai ka vlrësuar se ky vendim është vulosja e një gjobe tjetër të rëndë dhe abuzive mbi familjet dhe bizneset në kryeqytet.

“Nuk ka asnjë bazë për të mbështetur rritjen drastike të çmimit të ujit në Tiranë. Ujësjellësi i Tiranës është ndërmarrja që vetëm zhvat konsumatorët dhe shpërdoron ujin e pijshëm për interesa korruptive të drejtuesve të lidhur me bashkinë e Tiranës. UKT faturon me pak se 20 për qind të ujit, pjesa tjetër vidhet dhe humbet! Kjo ndërmarrje që duhet të ishte simbol i menaxhimit në interes të qytetarëve të kryeqytetit, është kthyer në një minierë ari për të korruptuarit dhe shkatërruesit e pronës publike. Miliona lekë që zhduken nga buxheti i ndërmarrjes, një sistem shpërndarjeje katastrofik dhe i pakontrolluar në dëm të shëndetit të konsumatorëve, vendime abuzive me ndërrimin e pajustifikuar të matësave që u faturohen konsumatorëve, furnizime me orar dhe pa cilësi i kanë dhënë Ujësjellësit të Tiranës, njollën e turpit si një biznes i kapur dhe i rrënuar nga gjobëvënësit”.

Në përfundim Koço Kokëdhima ka pohuar se po kërkon të zhvasë qytetarët e pambrojtur.

“Ky është “suksesi” i radhës i bashkisë së Tiranës që po zhvat sa mundet qytetarët e pambrojtur. Është përfundim i atij votimi të turpshëm dhe pa kuorum në mbledhjen e 26 korrikut 2017, kur këshilli Bashkiak, edhe pse nuk kishte votat e mjaftueshme, votoi për rritjen e çmimit të ujit”. /CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
UKT me koncesion?/ Ja ç’thotë ish-nëkryetari i Bashkisë

Close