Aksidentoi të miturin/ Në pranga 19-vjeçari

Aksidentoi të miturin/ Në pranga 19-vjeçari

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi akuzohet se duke drejtuar mjetin tip “Smart” me targa AA 569 BJ, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N.T., 6 vjeç banues në Elbasan, i cili ndodhet në spitalin e Tiranës, jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se i arrestuari është shtetasi K. Lulja, 19  vjeç banues në Elbasan.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” parashikuar nga neni 290  i Kodit Penal./ CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Performanca e InstaGirls dhe veshjet e çuditshme të prezantuesve/Ja ngjarjet pikante nga gjysmëfinalja e parë e “Kënga Magjike”

Close