Denoncimi i gazetarit: Nënkomisari i arrestuar nxori armët kundër ish-shefit të Antidrogës

Denoncimi i gazetarit: Nënkomisari i arrestuar nxori armët kundër ish-shefit të Antidrogës

Gazetari Basir Çollaku, ka reaguar pas arrestimit të nënkomisarit Festim Lelaj, i cili akuzohet për lidhje me trafikantët e drogës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basir Çollaku, shprehet se nënkomisari i arrestuar është një nga oficerët e Policisë së Vlorës, që bashkë me oficerin me inicialet S.K. kanë nxjerrë armët kundër ish-Shefit të Antidrogës, Dritan Zagani dhe oficerit të po kësaj njësie, Bledar Naçi.

“Festim Lelaj nenkomisari i arrestuar per lidhjet me trafikantrt e droges, eshte njeri nga oficeret e policise Vlore bashke me oficerin S.K te cilet nxoren armet kunder ish-shefit te antidroges Dritan Zagani dhe oficerit te antidroges Bledar Naçi, te drejtorise Fier, sepse nuk donin te lejonin sekuestrimin e skafit qe kishin bere Zagani dhe Naçi.”, – shkruan Çollaku.

Sipas Çollakut, “Skafi u sekuestrua forcerisht dhe me pas forcat “madhore” e liruan me mjete “demoratike” .. (episod i denoncuar sigurisht..)”. /CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Vetëvaret gruaja/ Shkak depresioni

Close