Halimi: Kryeprokurori nuk mund të emërohet nga partitë politike

Halimi: Kryeprokurori nuk mund të emërohet nga partitë politike

Sipas deputetit të PD –së, Eduart Halimi zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm duhet të bëhet me 84 vota. “Askujt nuk ia merrte mendja se pas 3 viteve, Partia Socialiste do të dilte me një Prokuror të Përgjithshëm të përkohshëm”, është shprehur Halimi.

Gjithashtu ai ka rikujtuar debatin e mëhershëm të bërë gjatë procesit të reformës në drejtësi.

“Jemi përplasur me qeverinë. Prokurori i Përgjithshëm duhet të emërohet nga prokurorët dhe jo partitë politike. Çdo përpjekje për të emëruar prokurorin nga partia politike, do të jetë jo vetëm dështim i reformës në drejtësi, por i të gjithë sistemit të drejtësisë”- ka thënë më tej Halimi./ CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Foto+18/ Po afrojnë festat. Playboy ju “ofron” dhuratën më të bukur për të gjithë burrat

Close