Hidhet shorti për KED/ Halimi: Antikushtetues! Manja:Boll më!

Hidhet shorti për KED/ Halimi: Antikushtetues! Manja:Boll më!

Procesi  i hedhjes së shortit për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, është shoqëruar me debate mes pozitës dhe opozitës, i nisur prej ditës së djeshme.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim iu drejtuan me letër Kuvendit, ku i kërkonin të ndërpriste procedurat për shortin e KED, duke i cilësuar si antikushtetuese.

Debati është zhvendosur sot në Kuvend, ku deputeti demokrat, Eduard Halimi, ka vijuar me akuza, duke kërkuar ndërprerjen e procesit. Ka qenë deputeti socialist, Ulsi Manja, i cili iu ka kërkuar konsensus për krijimin e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë, ashtu siç ndodhi me reformën në drejtësi.

Halimi: Presidenti thotë se nuk e hedh shortin pa u bazuar në Kushtetutë, do pres kriteret ligjore. Më të mirë të zgjedhin kupolën e emërimeve në sistemin e drejtësisë. Kryetari i Kuvendit ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin. Kush është kryetari i Kuvendit, si mundet t’iu thotë institucioneve të pavarura “ju do më sillni këtë listë”. Ky ndryshim i paligjshëm në mes të procesit është i papranueshëm. Kjo përbën hapur tentativë për të ndikuar në sistemin e drejtësisë. Gjykata Kushtetuese është bllokuar, me 3 gjyqtarë më pak. Prandaj, propozimi i PD ishte që deri në mbushjen e këtij boshllëku procesi nuk mund të bëhet.

Manja: Refuzimi i një institucioni kushtetues është antikushtetues. Për opozitën rëndësi kanë pasur emrat, ndërsa për ne rëndësi ka pasur zbatimi i Kushtetutës dhe procesi. Unë nuk di me aq sa e kam lexuar Kushtetutën, në asnjë nen të saj nuk thuhet apo nuk përcaktohet një afat kohor për dispozitat transitore. Në këtë mënyrë, Kuvendi është i detyruar të zbatojë Kushtetutën dhe ligjin. Kështu që jemi në situatën e krijimit të KED. Nuk dua të humbim asnjë minutë kohë në krijimin e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë. Boll kanë pritur shqiptarët për të pasur atë sistem drejtësie që duan. Hajdeni, që ashtu siç miratuam reformën me konsensus, të krijojmë me të njëjtën frymë dhe institucionet e reja. /shqiptarja.com

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Kryemadhi në DASH: SHBA rol të pazëvendësueshëm për ndalimin e kapjes së drejtësisë    

Close