Hysaj jashtë Champions-it / Guardiola nuk e mbajti premtimin

Hysaj jashtë Champions-it / Guardiola nuk e mbajti premtimin

Pep Guardiola premtoi se skuadra e tij do të luante për fitore, gjatë saj u mor vesh shpejt që ishte e kotë. Napoli është eliminuar nga Liga e Kampioneve, pasi Mançester Siti nuk ka bërë ndonjë rezistencë të madhe në Ukrainë, duke u mundur 2-1 nga Shahtar Doneck.

Të dielën është derbi i madh i Mançesterit dhe “Qytetarët” nuk kishin arsye pse të hidheshin në zjarr për Napolin, ndaj Guardiola la pushim disa titullarë dhe ritmi ishte i ulët. Përfitoi Shahtari, që shënoi dy gola në pjesën e parë me Bernard dhe Dos Santos Ismaili, ndërsa vetëm në shtesë Aguero shkurtoi me penallti. Gola që demoralizuan Napolin, që e nisi me gol të Zielinskit në Holandë, por sapo erdhën lajmet nga Ukraina gjithçka mori fund. Fejenordi barazoi me Jorgensen në minutën e 33-të dhe shënoi në fund me San Zhuste, duke arritur fitoren e parë pas shumë humbjesh rresht në Champions.

 

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Nesër gjyqi ndaj 4 deputetëve/Kryetari i Kuvendit thirret dëshmitar

Close