Ish-kryeministri Berisha pret Romano Prodin: Korrupsioni dhe krimi, arsyeja që frenon investimet e huaja

Ish-kryeministri Berisha pret Romano Prodin: Korrupsioni dhe krimi, arsyeja që frenon investimet e huaja

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Romano Prodin, ish-kryeministrin e Italisë, njëkohësisht edhe ish-president i Komisionit të BE-së.

Gjatë takimit është diskutuar për investimet e përfituara nga BE-ja gjatë qeverisë së kaluar dhe faktit se qeveria Rama në mandatin e parë dhe të dytë nuk ka marrë asnjë fond për investimet.

Gjatë takimit mes dy ish-kryeministrave është diskutuar edhe për gazsjellësin TAP dhe investimin e bërë deri më tani.

Postimi i plotë i tij:

Takim me ish-kryeministrin e Italisë, zotin Romano Prodi!

Të dashur miq, sot prita në një takim ish-kryeministrin italian zotin Romano Prodi, i cili ndodhet në vendin tonë për të marrë pjesë në disa aktivitete që organizohen në përkujtim te 20-vjetorit te misionit “Alba” në vendin tonë.

E falënderova përzemërsisht ish-kryeministrin Prodi, si mik i madh i Shqipërisë për ndihmën, mbështetjen dhe miqësinë që ai personalisht, qeveritë dhe populli italian i kanë dhënë Shqipërisë gjatë këtyre viteve. Ndihma e Italisë ka qenë tejet e rëndësishme për zhvillimin e demokracisë dhe të ardhmen e vendit tonë.

Ish-kryeministri Prodi ka dhënë një kontribut të çmuar personal në mbështetje të përpjekjeve integruese të Shqipërisë pasi vendi ynë hapi negociatat për MSA-në në një kohë kur zoti Prodi ishte President i Komisionit të BE-së.

Në takim diskutuam për progresin që ka bërë Shqipëria si dhe raportet ekonomike midis dy vendeve tona, për të cilat vlerësuam se mund të jenë shumë herë më të mëdha.

Theksova se investimet e huaja janë jetike për vendin tonë. E njoha zotin Prodi me faktin se në vitet 2008-2013 Shqipëria arrinte të merrte mbi 1 miliard euro investime në vit, ndërkohë që gjatë këtyre katër viteve të fundit investimet e huaja apo ato italiane janë thuajse zero. Theksova se rritja e krimit dhe e kriminalitetit si dhe korrupsionit janë arsyeja kryesore që frenon dhe tremb investitorët e huaj të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri.

Me zotin Prodi diskutuam edhe mbi gazsjellësin TAP, të negociuar dhe firmosur gjatë qeverisjes së mëparshme, rëndësinë e tij të madhe strategjike dhe progresin e tij si dhe mbi projektet e mëdha energjetike të vendit tonë.

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Makina përplas motorin/ Humb jetën kalimtarja

Close