Lajm i keq për Skënderbeun / Në Europa League luan pa sulm

Lajm i keq për Skënderbeun / Në Europa League luan pa sulm

Xhejms Adeniji nuk shkon në Zvicër. Sulmuesi i vetëm i mbetur në dispozicion të trajnerit Daja, një nga ata që do të kishin shansin të reklamoheshin, mbetet në shtëpi për një arsye absurde: ambasada zvicerane nuk i jep vizë.

Nuk është hera e parë që ndodh, nuk do të jetë e fundit, pasi dihet që disa shtete janë shumë problematikë për lojtarët afrikanë, por në këtë rast Skënderbeu ndoshta ka përgjegjësi. Shorti dihej që në shtator, aplikimi për vizën e afrikanëve të Skënderbeut mund të bëhej me kohë.

Ndërkaq, nuk ka probleme për afrikanët e tjerë, që do të thotë se diçka nuk shkon në këtë histori.

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Telefonata nga Krotone / Ja çfarë përgjigjeje po mendon De Biasi

Close