Manja ironizon PD-në / Nuk zgjidhet Kryeprokurori me matematikën e Lulit

Manja ironizon PD-në / Nuk zgjidhet Kryeprokurori me matematikën e Lulit

Deputeti socialist Ulsi Manja, sa i përket zgjedhjet së kryeprokurorit të ri,  ka thënë se nuk duan proces të njëjanshëm

“Sot plotësohen 5 vjet nga zgjedhja e LLalës në detyrë. Ligji nuk parashikon zgjatjen e mandatit”, ka thënë Manja.

Lidhur me argumentat ligjore për mandatin, bazuar në nenin 148  të Kushtetutës aktuale, sipas të cilit, Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet mes 3 kandidatëve të propozuar në KLP me një mandat 7 vjeçar.

Mirëpo, ssipas deputetit, Manja, ende nuk ka një rregullim të posaçëm ligjor  që parashikon ndërprerjen e mandatit apo zgjatjen e tij.

Në këtë situatë as nuk lejohet dhënia e fuqisë praparavepruese të dispozitave të reja që parashikojnë mandatin 7 vjeçarë.

“Këtë qëndrim ka mbajtur edhe jurisrudenca e Gjykatës Kushtetuese. Prokurori i Përgjithshëm në detyrë qëndron në detyrë deri në fund të mandatit nëse nuk ka arsye për të përfunduar mandatin e tij”, ka thënë më tej Manja, duke këmbëngul në emërimin e një prokurori më eksperiencë në vend të Llallës.

Ndërkohë Manja kundërshtimin e të djathtëve në Komisionin e Ligjeve i ka përkufizuar me shprehjen si “Matematika e Lulit”./CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Modelja e njohur “çmend” rrjetin me fotot seksi

Close