Messi do një rikthim tek Argjentina / Zbuloni lojtarin që kërkon

Messi do një rikthim tek Argjentina / Zbuloni lojtarin që kërkon

Lionel Messi nuk mjaftohet duke pasur në sulm një yll si Mauro Icardi në kombëtaren e Argjentinës. Ylli i Barcelonës së fundmi është shprehur se do të donte të shihte në fushë edhe Gonzalo Higuainin, partnerin e tij të vjetër në “krimin e golit”. Sulmuesi i Juventusit është lënë jashtë përfaqësueses nga trajneri Jorge Sampaoli, i cili ka preferuar interistin Icardi, por kur Messi kërkon diçka… dihet se ç’ndodh.

“Higuain dihet se është një nga qendërsulmuesit më të mirë në botë. Ai e ka treguar veten me Juventusin. Më besoni që nuk është e njëjta gjë të luash për kombëtaren, plus që kritikat e kanë mërzitur shumë. Ne kemi shumë nevojë për të. Kemi folur disa herë për këtë çështje dhe ia kam thënë mendimin tim. Mendoj se kjo periudhë larg nesh i ka bërë mirë për të kapur formën. Tani duhet të jetë pjesë e Argjentinës”, – ka thënë Messi.

Tags

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Shehi: Ja pse PS-ja nuk e do Adriatik Llallën

Close