Performanca e InstaGirls dhe veshjet e çuditshme të prezantuesve/Ja ngjarjet pikante nga gjysmëfinalja e parë e “Kënga Magjike”

Performanca e InstaGirls dhe veshjet e çuditshme të prezantuesve/Ja ngjarjet pikante nga gjysmëfinalja e parë e “Kënga Magjike”

Nata e parë gjysmëfinale e Këngës Magjike, siç ishte pritur, më një frymë të re nga prania e Besit dhe Erionit, që me karakteret e tyre kanë bërë për vete edhe publikun e Pallatit të Kongreseve.

 

Dy aktorët e njohur të humorit nuk mund të linin pa sjellë në skenën magjike dy karakteret e tyre, me të cilat kanë spikatur edhe në skenën e “Portokallisë.”

 

Ato që njihen si ‘Insta girls”, dy “mikeshat” kishin vendosur të sfidonin veten edhe në këngë duke hyrë në kategorinë e të rinjve, ku u përballuan me një panel juristësh: Juliana Pasha, Venera Lumani, Olti Curri, Ulis Krajka dhe Sardi Shehu. Por nuk e kaluan dot provën.

Interpretimi i dy “artisteve” të reja që ndezën publikun dhe shkaktuan të qeshura të forta në sallë nuk ishte i duhuri për jurinë. Megjithëse ishin të veshura me stil dhe klas, “Gocat e Instagramit” nuk arritën dot të fitonin.

Besi dhe Erioni u vlerësuan negativisht nga juria për performancën, por nuk munguan reagimet dhe batutat që shkaktuan të qeshura mes publikut dhe vet anëtarëve të jurisë. Ajo që nuk duhet humbur është e qeshura e Dj. Sardit.

Gjithashtu veshja e dy prezantueseve i çuditi të gjithë.Përherë femra është parë si një objekt që medoemos duhet të jetë i bukur. Në fakt vetëm kaq mjafton, ky është kriteri, bukuria. Edhe skenat e shumta televizive nuk i kanë shpëtuar dot kësaj ideje duke u dyndur historikisht drejt femrave të pashme, fustaneve apo minifundeve.

Pikërisht atëherë kur po prisnim një dalje të kësaj natyre të Arjolës dhe Nevinës, bashkëprezantuese të “Këngës Magjike” ato na habitën. Xhaketë në vend të dekoltesë dhe pantallona në vend të fundit.

Bes Kallaku fare pak sekonda, para daljes së tyre u shpreh siç do shprehej një pjesë e mirë e meshkujve:

“Mmmm do shohim forma.”

Vajzat patën për qëllim të tregonin se pamja nuk është gjithçka, se ishin aty për të thënë se të jesh femër nuk është vetëm çështje dukjeje, imazhi apo fiziku.“Femra nuk është thjesht objekt zbukurimi. Ajo është edhe partnerja juaj.” tha njëra prej vajzave./CityNews

 

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Kryeprokurori/ Basha i përgjigjet ftesës së Ramës

Close