Real Madridi e mbyll me fitore / Dortmundi zhytet më tej në krizë

Real Madridi e mbyll me fitore / Dortmundi zhytet më tej në krizë

Real Madridi e ka mbyllur me fitore fazën e grupeve në Champions League. “Los Blancos” këtë të mërkurë fituan 3-2 ndaj Dortmundit në “Santiago Bernabeu” me rekordin e yllit Cristiano Ronaldo, i cili shënoi një gol historik ndaj verdhezinjve. Portugezi është i vetmi lojtar i cili ka shënuar të paktën një herë në secilën ndeshje të kësaj faze (gjithsej 10).

Madrilenët e nisën me dy gola të shpejtë në 12 minutat e para, fillimisht me sulmuesin Mayoral (8’) dhe më pas me Ronaldon. U duk sikur ndeshja do të ishte shumë e lehtë për ta, pavarësisht se trajneri Zinedine Zidane përdori jo pak rotacion. Dortmundi, megjithatë, diti të reagojë. Pierre-Emerick Aubameyang dha sinjalin e parë duke shënuar në të 43’ dhe kështu u mbyll pjesa e parë.

45’ e dyta nuk sollën më shumë gola, por më shumë spektakël dhe ethe. Gabonezi Aubameyang e rinisi ndeshjen ashtu siç mbylli pjesën e parë. Ish-milanisti në të 49’ shënoi golin e barazimit dhe deri në të 81’ gjermanët shpresuan t’i merrnin pikë vendësve. Pikërisht në këtë minutë, Lucas shënoi golin e fitores për Real Madridin, që e sheh veten në vendin e dytë të grupit H pas Tottenham-it.

Skuadra angleze fitoi 3-0 ndaj APOEL-it në shtëpi, duke e mbyllur fazën e grupeve me festë dhe gola. Për “Spurs” shënuan Llorente, Son dhe N’Koudou.

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Këngëtari i njohur dërgohet me urgjencë në spital

Close