Skandali/ Sorosi sabotoi ngritjen e KLP për zgjedhjen e kryeprokurorit

Skandali/ Sorosi sabotoi ngritjen e KLP për zgjedhjen e kryeprokurorit

Nga Altin GOXHAJ

SOROS shkeli ligjin dhe “përjashtoi” kandidaturën e shtetasit shqiptaro-amerikan antisoros dhe proTrump!!!

Ja një nga rastet sesi Soros sabotoi ngritjen e KLP për zgjedhjen e kryeprokurorit.

Në mënyrë që ose kryeprokurorin ta zgjedhë PS ose të kemi një Marëveshje të re Rama-Basha siç ranë dakort me Alexander Soros 2 javë më parë!

Doni ta shihni se si Fondacioni Soros sabotoi ngritjen e KLP e cila është bllokuar vetëm se nuk është zgjedhur anëtari i shoqërisë civile? Sipas Reformës në Drejtësi KLP nuk ngrihet po nuk u zgjodhën të gjithë anëtarët e tij! I vetmi që nuk është zgjedhur është përfaqësuesi i Shoqërisë Civile të cilin duhet ta propozonte Komisioni i Shoqërisë Civile i cili duhet të përbëhet nga 5 vetë 3 prej të cilave janë:
– një përfaqësues i Fondacionit Soros Andi Dobrushi;
– një nga Qendra Europiane pjesë e Fondacionit Soros (pjesë e NOSA-s The Network of Open Society for Albania -NOSA: http://www.soros.al/nosa/anetaret.htm);
– një përfaqësues i Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut një nga organizatat kryesore që financon Soros.
Rezulton se ky Komision ka “dështuar” të zgjedhë përfaqësuesin e shoqërisë civile (ata kanë dhjetra rrogëtarë të Soros që plotësojnë kushtet e ligjit) por skandali është se si dhe pse kanë PËRJASHTUAR një kandidat shtetas shqiptaro-amerikan përkatësisht Vaso Shandro, me pretendimin logjik se ky nuk ishte në listën e pagesave të Soros! Vaso Shandro është një ndër personat publik jo vetëm i shprehur kundër Soros por mbështetës i kandidaturës së Trump dhe i angazhuar publikisht në SHBA në votat proTrump dhe njihet për kontaktet me senatorë amerikanë republikanë në lidhje me denoncimin e Mafies Soros! Z. Shandro konform ligjit ka çuar dokumentet që kërkon ligji Nr 115/2016, paragrafi 2, pika d) siç paraqiten edhe në foto por Andi Dobrushi dhe ushtarët e Soros kanë “përjashtuar” kandidaturën e tij sps nuk ka marrë pjesë në projektet e Mafies Soros mgjths ligji i propozuar nga Soros dhe i miratuar nga PS normalisht që nuk e kërkon këtë gjë!
Megjithatë as PD dhe askush nuk proteston për këtë se BLLOKIMI I KLP është strategjia e Soros që PS të zgjedhë Kryeprokurorin ose ta përdorin për Fazën e Re të Marëveshjes së Re Rama-Basha sipas dakortësisë me Alexander Soros 2 javë më parë!
Ndaj dhe gjithë pisllëku siç del edhe nga datat e Vendimit më poshtë ky skandal ka ndodhur kur Avokate e Popullit është avokatja e pallatit të Lulit dhe theksojmë se kandidati Vaso Shandro është vlerësuar nga OMN si kandidat që i plotëson kriteret e OMN… POR JO ATO TË SOROS!!!
Për këtë ka heshtur edhe Ambasadori Donald Lu mgjths është informuar zyrtarisht nga shtetasi shqiptaro-amerikan Vaso Shandro i njohur për qëndrimet e tija publike kundër Soros dhe proTrump!!!

Ligji 115/2016, Neni 152 “Zgjedhja e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që përfaqëson shoqërinë civile dhe kushtet për t’u zgjedhur”, Paragrafi 2:
d) në kohën e kandidimit të jenë të punësuar ose të angazhuar për të paktën 5 vjet, me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme pa ndërprerje, në një organizatë të shoqërisë civile për fusha të
lidhura me sistemin e drejtësisë ose të drejtat e njeriut./ CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Delegacioni i BE-së/ Kuvendi të procedojë Ligjin për Prokurorinë

Close