Tërmet në Anfield / Liverpuli shënon shtatë gola, edhe pse i duhej 1 pikë

Tërmet në Anfield / Liverpuli shënon shtatë gola, edhe pse i duhej 1 pikë

Duhej të ishte një finale, një sfidë delikate dhe me tension, por rezultoi një shëtitje. Liverpuli shpartalloi 7-0 Spartakun e Moskës, duke e lënë në Europa League, ndërsa në Anfield tifozët u zbavitën deri në fund.

Një spektakël i “katër tenorëve” Kutinjo-Firmino-Mane-Salah, sepse pikërisht yjet e sulmit bënë lëmsh Spartakun dhe shënuan gjithë golat e ndeshjes.
Që në minutën e katërt Salah u ndal me faull në zonë dhe Kutinjo nuk gaboi nga pika e bardhë, ndërsa në minutën e 18-të kishte marrë fund gjithçka, sepse Kutinjo e Firmino shënuan edhe dy herë në harkun e tre minutave. Për të evituar surpriza si në Sevilje, Liverpuli nuk e uli ritmin dhe në pjesën e dytë Mane, Kutinjo, sërish Mane dhe në fund Salah mbyllën llogaritë.

Falënderon Sevilja, që u ndal te barazimi 1-1 në Maribor, por kalon si e dyta në grup falë triumfit të Liverpulit.

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Fiks Fare/ Prishet sistemi i recetave elektronike, pacientët i blejnë barnat nga xhepi

Close