A do të pranojë Luli të marrë taksat e shqiptarëve për xhepin e vjehrrit?

A do të pranojë Luli të marrë taksat e shqiptarëve për xhepin e vjehrrit?

Gjykata e Strasburgut ka vendosur së fundi se Lulzim Basha dhe familjarët e tij, nga prishja e një pallati në Vlorë përfitojnë rreth 13 milion euro.

Në rast se shikon me kujdes listën, atje zbulon lehtësisht se bashkëpunëtori i vjehrrit të Bashës është një tjetër biznesmen i quajtur Xhuvi Sharxhi, edhe si ndërtues dhe bashkëpunëtor i Lulzim Bashës që ka ndërtuar në Tiranë. Por kjo le ti përkasë një tjetër shkrimi dhe investigimi sesi lidhet Xhuvi Sharxhi me Lulzim Bashën dhe investimet në Tiranë.

Me një kërkim të thjeshtë në listë gjen edhe një tjetër emër, Avokatin e Popullit, Erinda Ballanca, e cila shpesh është akuzuar si kliente e Lulzim Bashës. Po sjellim vetëm dy emra nga kjo listë, për të mos i hyrë më tej raportit sesi u ndërtua dhe çfarë ishte ai pallat në Vlorë.

Por le të merremi me faktin, vendimin e Strasburgut, paratë që duhet të paguajnë taksapaguesit për hakmarrjen e Edi Ramës ndaj Bashës dhe “dashurinë” e këtij të fundit për shqiptarët.

Çudi apo rastësi, menjëherë pas marrëveshjes së 18 majit, u njoftua se gjykatat shqiptare I kishin dhënë Bashës 11 milion euro, pas disa muajsh Strasburgu i shton edhe dy të tjera. Të gjitha këto para, duke zbritur diferencën e dhënë për dëmshpërblim nga qeveria janë rreth 10 milion euro shtesë që paguhen nga xhepat e shqiptarëve.

Lulzim Basha, në profilin e tij politik, shpesh thekson se “i digjet barku” për shqiptarët, se qeveria po abuzon me ta, ashtu sikundër abuzoi edhe vetë Luli.

Shqiptarët vuajnë taksat e larta, kërbaçin e qeverisë, ndërsa Lulit i prishet pallati i vjehrrit dhe fiton 13 milion euro.

Duke qënë se këto para do të paguhen nga xhepat e shqiptarëve, për të cilët “i digjet barku” Lulit, që janë viktimat e kësaj qeverie, paratë e fituara përtej investimit, Luli mund ti përdorë për bamirësi. Të na ndërtojë sa kopshte dhe ca çerdhe, që të na tragojë sesa i vërtetë është. Me një llogari të thjeshtë, çdo kosto ndërtimi mund të shkonte afërsisht 2 milion euro. Lulit i ngelin jo pak miliona euro pasuri, të cilat në rast se do tua marrë shqiptarëve nga xhepat e tyre mund ti dhurojë në fondacione bamirësie.

Me aq shumë para mund të ndërtonte nja 20 çerdhe, 10 shkolla, 20 kopshte, dhe kështu Luli do të tregonte se paratë që i erdhen si fitime nga hakmarrja e Edi Ramës, nuk shkojnë në xhepin e vjehrrit, as të tij, por për shqiptarët që Luli pretendon se “i digjet barku”.

P.S. të gjithë e dimë që janë lekët e vjehrrit, ky argument nuk është justifikim./ CityNews

  1. Ky shkrim,me duket pa sens.Merret me pasojen dhe,me-apo pa qellim,nuk permendet fare shkaku.Kush e dha lejen e ndertimit,kush e dha urdherin e prishjes,dhe nuk denoi dhenesin e lejes se ndertimit.keto jane shkaktaret,dhe keta duhet ta paguajne demin e bere.Simbas llogjikes se shkrimit,edhe pagesat e tjera qe detyron ajo gjykate,si dhe pagesat per ata qe fitojne gjygjet,se jane pushuar nga puna,jasht ligjit,duhet te jepen per donejshen,ndersa shkaktaret e kesaj katrahure,te bejne vetem llogarite se sa do te fitojne nga keto donacione.

    Reply
  2. Ama ca pyetje !? Merrjani atij qe e prishi !

    Reply

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Silvio Berlusconi mbështet aktoren e njohur: Femrat “vdesin” që meshkujt t’i joshin!

Close