Atentati në Shkodër/ Hetimi zbulon lendën shpërthyese dhe detaje të tjera   

Atentati në Shkodër/ Hetimi zbulon lendën shpërthyese dhe detaje të tjera   

Kur kanë kaluar disa orë nga atentati i ndodhur në në lagjen Rus të qytetit të Shkodrës, nga i cili shtetasi 42-vjeçar, Lulzim Kulla, mori plagë të rënda,kurse  u plagosën edhe shtetas të tjerë hetimet intensive të policisë kanë zbulkuar disa detaje. Sipas ekspertëve të hetimit si lendë shpërthyese ka sherbyer rreth 300 gram tritol, i cili ishte montuar në një motoçikletë të parkuar pranë makinës së 42 vjeçarit Kulla.

Tritoli ka shpërthyer sapo Kulla hipi në makinën e tij. Aktivizimi i lëndës plasëse dyshohet se është realizuar me komandim në distancë. Burime nga grupi hetimor thanë se lëvizjet e tij janë survejuar nga organizatorët e atentatit. Përveç provave materiale në vendngjarje, kanë nisur verifikimet e kamerave të sigurisë që ndodhen rreth vendngjarjes për të identifikuar së paku personin që ka parkuar motorin bombë.

Policia thotë se Lulzim Kulla është një person me precedentë të mëparshme penale. Në qershor të vitit të kaluar ai u arrestua nga policia për kultivim të lëndëve narkotike në zonën e Dukagjinit, por u lirua sërish pas disa muajsh. Pas vitit 1997, Kulla është njohur edhe si “i forti i Shkodrës”, pasi dyshohet se ka qenë pjesë e disa grupeve kriminale në atë kohë.

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Njerëzit janë kundër sloganit të H&M/ Reagon mami i modelit të vogël

Close