Basha nën “këmbët” e LSI-së/ Si ka ndryshuar Luli qëndrimet për “sektin e Metës”

Basha nën “këmbët” e LSI-së/ Si ka ndryshuar Luli qëndrimet për “sektin e Metës”

Partia Demokratike, ka paralajmëruar protesta antiqeveritare, të pandalshme  si shenjë revolte  ndaj blerjes së votave, kanabizimit të vendit, drejtësisë së kapur nga politika etj.

Deri këtu, gjithçka është e drejtë, pasi ka me dhjetra e dhjetra arsye për të protestuar, por ajo që e zbeh protestën është pafytyrësia e Lulzim Bashës, i cili për të fshehur dështimin e tij, “shtrihet” nën këmbët e LSI –së, sektit korruptiv dhe bandës së presidentit Ilir Meta.

PD e ka obligim që të jetë në anën e qytetarëve, dhe të vihet në krye të përpjekjeve për riorganizimin  e së djathtës në Shqipëri, si forcë kryesore, por Luli shumë luan për tepsinë e tij e jo për opozitën.

Ndërkohë, Basha nuk thërret në protestë shtyllat tradicionale të PD –së, ish-të përndjekurit politikë, pronarët legjitimë dhe shtresat e tjera mbështetëse tradicionale të PD –së në këto 27 vite, por thërret një parti të qendrës së majtë, një parti që është  e vetmja që pranon diktatorin Enver Hoxha. Partinë e cila me një kandidat Enverist e bëri Bashën kryebashkiak të Tiranës.

Luli, herë e akuzon LSI-në dhe herë kërkon që të futet në gjirin saj.

Në protestën e shkurtit të vitit 2017, apo siç njihet ndryshe protesta e çadrës, Basha bëri të pamundurën për ta tërhequr LSI –në drejt vetes dhe për t’u bashkuar me të.

Por pas çadrës dhe marrëveshjes së famshme të 18 majit 2017 me Edi Ramën, Basha sërish i rikthehet sulmit ndaj LSI –së, e cila doli e vetme në zgjedhjet parlamentare.

Pasi mbaruan zgjedhjet dhe Luli ngeli jashtë qeverisë, LSI shkon në koalicion me PD –në.

Kështu, pasi shkatërroi themelet e PD -së, që ishin drejtuesit e saj, Lulzim Basha heq Jozefina Topallin dhe merr Monika Kryemadhin.

Ndoshta i hoqi Jozefinën dhe të tjerë kritike apo kundërshtarë brenda partisë, vetëm për të realizuar ëndrrën e tij, koalicionin me LSI-në, që e realizoi pas 4 vitesh.

Një gjë është e sigurtë se përgjegjësia është e Bashës, për shkak të pasionit të tij për LSI –në.

(CNA)  Citynews sjell një retrospektivë të rrethanave në të cilat është krijuar koalicionit PD –LSI ndër vite.

Ishte ish kryeministri Sali Berisha, në vitin 2009 i pari që bëri aleancë  me LSI –në për formimin e Qeverisë.

I lodhur nga opozitarizmi 5 vjeçar, Meta u dakortësua me Berishën për të qeverisur vendin dhe u siguruar që ta “shtrydhte” në maksimum këtë mundësi politike.

Ndërsa në vitin 2013, fiks në datën 1 prill, LSI  braktisi PD –në duke kaluar me PS –në, gjë kjo që nuk u kapërdi lehtë nga PD –ja.

Ndërsa ka lëshuar një lumë akuzash ndaj Metës dhe LSI –së, Berisha e ka quajtur gabim qeverisjen me LSI-në dhe theksoi se i rekomandonte pasardhësit të tij të mos bënte kurrë koalicion me LSI.

Në vitin 2013 në fushatën për kryetar të PD –së, tashmë i ndjeri Sokol Olldashi, ishte i ashpër  ndaj LSI –së. Ai ishte i pari që doli kundër LSI –së dhe i pari që pranoj se LSI ishte e korruptuar. Olldashi ka theksuar, se kjo parti ka qenë një kosto për PD-në. Duke e akuzuar sërish këtë forcë për blerje votash, Olldashi tha, se është e rëndësishme që të binden shqiptarët se vota nuk është mall që shitet.

Ndërsa Lulzim Basha në atë kohë ka heshtur, a thua se LSI për të nuk ekzistonte.

Sërish më 7 nëntor 2013, Sokol Olldashi në Kuvend ka risjellë në vëmendje humbjen e PD –së në zgjedhjet lokale si dhe ka vënë theksin tek pazaret zgjedhore, dhe konkretisht tek blerja e votës, duke risjellë në vëmendje rastin e Korçës, ku studentëve u blihej vota kundrejt 2 mijë lekëve të reja.

“Në mënyrë figurative humbëm për shkak të emisionit “Fiks Fare”! Sepse ne nuk e pamë, apo bëmë sikur nuk e pamë dy vjet e kusur me parë. Ndërsa ju e patë atë emision, madje edhe e “hëngrët” ne 1 prill. Nuk mundet që në këtë sallë të paralamentit të bashkëjetojnë të patrazuar, deputetët dhe blerësit. Kjo sallë ka vend për një kategori; ose për deputetët, ose për blerësit. Të dyja palët këtu, bashkë, nuk mund të rrinë dot”, është shprehur Olldashi.

Në fakt të gjithë blerësit po rrinë bashkë sot në Kuvend, por Lulit kjo gjë nuk i intereson, pasi tashmë po kërkon opsione për të mbuluar dështimet e tij.

Më pas Berisha dha këshillën e tij për Bashën që mos bënte koalicion me LSI.

Me daljen në skenën politike të skandalit CEZ – DIA, Lulzim Basha kërkoi dorëheqjen e Ilir Metës, në parlament pati një protestë, kreu i PD kërkoi edhe vendosjen e Metës përpara drejtësisë.

Lulzim Basha në një dalje televizive disa vite më parë theksoi se nuk do kishte koalicion me LSI, por menjëherë sapo gjeti mundësinë të kishte LSI në krah u gjunjëzua, duke braktisur opozitën dhe duke u bërë pjesë e pazarit me LSI-në, e cila prej 8 vitesh qëndron në pushtet dhe ende nuk ka “ftohur” karriget e korrupsionit dhe zullumet ne qeverisje.

Lulzim Basha me çdo lëvizje të tij këto 4 vite në krye të opozitës ka treguar paaftësi politike, infantilitet dhe kërcimet e tij kanë qenë si të një adoleshenti politik. Shqiptaret tashmë kanë përballë shansin për të protestuar dhe të gjithë janë kundër një qeverie të korruptuar, të akuzuar për drogë e korrupsion, por në protestë do udhëheqin edhe dy simbole të tjera të korrupsionit dhe paaftësisë Monika dhe Luli./ CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Shokon këngëtarja e famshme me këshillat e prindërimit: Ia fus ca dacka të mira dhe…

Close