Bashkim Fino duhet të lërë detyrimisht mandatin ose…

Bashkim Fino duhet të lërë detyrimisht mandatin ose…

Pas vendimit të bërë publik nga deputeti i Partisë Socialiste, një herë ish-kryeministër i vendit, Bashkim Fino, për kandidimin e tij për postin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), dhe mos heqjen dorë nga mandati i deputetit, ka pasur një bum reagimesh.

Gazetari sportiv, Ervin Baku, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke thënë se Bashkim Fino duhet të lërë mandatin, sepse politika duhet të jetë e ndarë nga sporti. Sipas tij nëse ai nuk heq dorë nga mandati i deputetit, do të ketë reagime dhe kundërshtime edhe nga UEFA e FIFA.

“Mendimin tim modest për zgjedhjen e presidentit të FSHF-së do ta jap në ditët e ardhshme. Jo sot. Por sot mund të them me siguri që kandidati Bashkim Fino duhet ta lerë detyrimisht mandatin e deputetit dhe çdo funksion tjetër në parti. Dhe këtë duhet ta bëjë sa më parë. Duhet të ndahet politika nga sporti. Duhet ta bëjë sa më parë, sepse në të kundërt do të ketë reagim të fortë nga UEFA dhe FIFA.”, shkruan Baku.

Më tej ai shprehet se, “Nuk mundet kurrësesi që një deputet dhe funksionar partie të jetë kandidat për postin e presidentit të një federate sportive. Kjo është një trysni e pastër politike mbi sportin. Dhe kjo ia bën muuuu!”/CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Për çdo herë që jeni të mërzitura, ju vjen në ndihmë një banane!

Close